Romeo në lidhje me Artën?! Ish-banori i Big Brother: Lidhja me Heidin, çift fake 

Romeo në lidhje me Artën?! Ish-banori i Big Brother: Lidhja me Heidin, çift fake 

March 9, 2024 0

Përpara lidhjes me Hejdin, dy nga personazhet e ‘BBV3’ më të përfolur të atyre ditëve kanë qenë Romeo Veshaj me Arta Kabashin, ndoshta kjo dhe prej ‘ngacmimeve’ që dyshja ka patur me njeri-tjetrin. Arta ishte banorja më e re e shtëpisë.

Siç duket çifti është kapur ‘mat’ kur Romeo i mbërthente reçipetat Artës, në një qendër e re masazhi që ishte hapur brenda shtëpisë së Big Brother-it.

Shumë dyshime janë ngritur brenda shtëpisë se Romeo mund të kishte një lidhje jashtë me Artën, por veprimet e tij me vajzat brenda shtëpisë nuk e mbështesin këtë gjë.

Por një ish-banor i Big Brother e sjjell sërish në fokus Artën dhe Romeon.

Toros Shahnaian, ish-banor i Big Brother, ka komentuar lojën e banorëve të këtij edicioni, i ftuar në “Breaking” në Top News.

Për përjashtimin e Sarës ai tha se e meritonte dhe se nuk kishte më çfarë të jepte, e po ashtu tha se edhe Bardhi nuk ka çfarë jep më shumë në banesë.

Ndërkohë lidhjen mes Romeos dhe Heidit ai e sheh si një raport jo të vërtetë. Sipas tij Romeo do të ishte më mirë në çift me Artën.

“Ai është çift fake, Romeo ka bërë gabim që u lidh me të. Heidi po përfiton prej tij. Romeo do duhej të bënte një lidhje me Artën. Heidi nuk ka asgjë, është pa shije”, tha ai.

revista.one/