Ronela Hajati ndez “Eurovisionin”, këngëtarja shkëlqen me performancën e saj

Ronela Hajati ndez “Eurovisionin”, këngëtarja shkëlqen me performancën e saj

May 10, 2022 0

Ka nisur nata e parë e gjysmëfinales së “Eurovision” ku 17 shtete do të konkurrojnë për një nga 10 vendet që do të kalojnë në finalen e madhe. Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati sikurse është bërë me dije çeli e para mbrëmjen e sotme.

Artistja shqiptare dhuroi një super performancë shpërthyese sikurse kishte paralajmëruar. Ajo na përfaqëson me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Performancës së Ronelës iu bashkëngjit edhe ajo e balerinëve profesionistë udhëhequr nga Klaudia Pepa. Ovacionet dhe duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta teksa janë votat e njerëzve, jashtë Shqipërisë, që do vendosin “fatin” e Ronelës nëse ajo do shkojë apo jo në finale.

Gjysmëfinalja e dytë do mbahet në 12 maj në orën 21:00 me të ftuar Il Volo.  Kurse finalja e madhe më 14 maj në të njëjtën orë. 20 gjysmëfinalistët i bashkohen vendeve “Big 5” (Francës, Gjermanisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendit organizator, Italisë). Me të ftuar të shumtë për të performuar si Gigliola Conquetti, Måneskin.

Në një analizë të bërë nga faqja e njohur Wiwibloggs, shanset e Shqipërisë për të fituar nuk janë aq të forta sa ata prisnin, sepse gjatë provave zyrtare, që u realizuan ditën e djeshme Ronela pati probleme teknike me mikrofonin dhe efektet skenike.