Ronela Hajati nxjerr këngën e re “Shikimet”

Ronela Hajati nxjerr këngën e re “Shikimet”

June 25, 2023 0

“Shikimet” mban titullin kënga e re e Ronela Hajatit, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Marselin.

Projekti i dyshes së famshme është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja bashkë me Edlir Begollin, ndërkohë ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, FullMoon Production.

Këtë këngë tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Hajatit.

revista.one/