Roza flet për partnerin ideal: Mjafton të jem unë yll, jo ai
January 23, 2024Gjatë një bisede në shtëpinë e Big Brother, moderatorja Roza Lati ka treguar ‘kriteret’ për partnerin ideal të saj.
Roza tha se nuk preferon të lidhet me persona publikë, ashtu sikurse ka bërë kur ishte e vogël. Moderatorja tha se partneri i saj nuk duhet të jetë ‘star’, por duhet serioz.
“Roza s’ka në plan të lidhet këtu brenda, lidhja këtu më duket shpëtim litari nga mbytja. Unë mendoj që shtëpia duhet të ketë një ‘star’ dhe jo dy ‘stare’. Unë nuk kam shije që të lidhem me persona publikë. Jam lidhur një herë e vogël edhe e kam lënë me aq. ‘Star’ person publik në rastin tim le të jem unë, s’ka pse të jetë edhe burri që të bëhemi dy ‘stara’ në shtëpi. Partneri im duhet të jetë seriozi, me punën jashtë punës time, kështu e logjikoj unë, kështu më pëlqen mua”, u shpreh Roza Lati.
revista.one/