“Rrahje dhe rrëmbim!”- Artan Hoxha ua përmend dosjen në emisionin e tyre Donaldit dhe Romeos

“Rrahje dhe rrëmbim!”- Artan Hoxha ua përmend dosjen në emisionin e tyre Donaldit dhe Romeos

November 13, 2022 0

Gazetari Artan Hoxha iu ka risjellë në vëmendje Donald dhe Romeo Veshajt ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.

Moderatorët e “Më Lër të Flas” po intervistonin gazetarin, i cili ishte i ftuar në emisionin e tyre, kur ai u shprh se edhe emri i tyre ka dalë në botën e krimit.

“Pse bën sikur e ke për herë të parë? Unë mbaj mend se te skedarët ju kam parë edhe juve, keni qenë për çështje ordinere, nuk keni qenë për 1 ton ose 2 ton. Keni qenë për rrahje dhe rrëmbim personi”– u shpreh gazetari, ndërsa Donaldi dhe Romeo ironizuan duke thënë se “janë bërë kurban” nga policia. Kjo pasi sipas tyre ata nuk janë marrë me “kriminelët”, por kanë “justifikuar” punën e tyre me ta.

Është raportuar se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërguoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Deri pak kohë më parë nuk kishte asnjë reagim nga dy protagonistët, por gjatë një puntate të “Më Lër të Flas” vëllezërit Veshaj kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen. Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.