Rrëfimi i Atdhe Xharavinës: Akuzohesha në 4 shtete për narkotrafik, punoja pastrues…

Rrëfimi i Atdhe Xharavinës: Akuzohesha në 4 shtete për narkotrafik, punoja pastrues…

April 17, 2021 0

Atdhe Xharavina, ka dhënë intervistën e tij të parë për jetën private në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA. Ai tregoi për moderatoren Ester Bylyku, problemet që ka hasur në 4 shtete.

Ester Bylyku: Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?

Atdhe Xheravina: “Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”

Ester Bylyku: Ti e ke kryer këtë si vepër penale?

 Atdhe Xheravina: “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”

“Dua të vij në shtëpinë tënde”

Me tej ai, ka treguar vështirësitë që hasi në Europë. Ndër punët që ka bërë, ai përmendi ndërtimin, larjen e pjatave dhe pastrimin. Nga këtu nisi edhe një keqkuptim mes Atdheut dhe moderatores Ester Bylyku, e cila nuk e besonte këtë të fundit.

Kjo e ka shtyrë Atdheun madje t`i bëjë një propozim të çuditshëm.

Ester Bylyku: Çfarë ke pastruar në Europë?

Atdhe Xharavina: “Shtëpia.”

Ester Bylyku: Po më gënjen….

Atdhe Xharavina: “Po ke ndonjë gjë për të pastruar në shtëpi, më thërrit se vij unë menjëherë.”

Puthi Anën 1 dhe Antonelën: Atdhe Xharavina zbulon cila nuk i pëlqeu

Atdheu, nuk la pa përmendur edhe 2 puthjet e famshme që ndau përpara të gjithë publikut shqiptar.

Ester Bylyku: Ke ndarë disa puthje, cilën prej tyre ndjeve më pak ose nuk e ndjeve fare?

Atdhe Xharavina: “Nuk është asnjëra që se kam ndjerë.”

Ester Bylyku: Të gjitha i ke ndjerë deri në pikë të shpirtit? Kujdes mos më gënje (qesh)

Atdhe Xharavina: “Jo, me rop shpie jo, nuk gënjej. E di si do thonë pastaj? Atdheu ka puthur vajzat për show.” (qesh) /RTVOra