Rrëfimi i Era Istrefit: Si u bëra pjesë e Fifa World Cup dhe si u zbut “arroganti” Will Smith
July 15, 2022Në një ndër intervista e pakta dhe të rralla, Era Istrefi foli sot për jetën dhe karrierën në “Më lër të flas”.
Të gjithë e mbajnë mend Era Istrefin ku u bë zëri i saj u bë himnit të Kampionatit Botëror “Fifa World Cup 2018”. Këngëtarja bashkëpunoi me dy yjet botërorë, Will Smith dhe Nicky Jam, në mbylljen e Kampionatit në Rusi, e cila ishte një ndër pikët kulminante të karrierës së saj.
“Jam shumë, shumë e nderuar që jam shqiptarja e parë që kam bërë histori me World Cup 2018. Për mua, është shumë ‘big’. Jam kënaqur pafund”, tha artistja.
Era tregon se si u përzgjodh mes 30 këngëtarja për të kënduar “Live It Up”.
“Jam përzgjedhur mes 30 këngëtarëve, do zgjidhej një këngëtar që këndon atë këngë më së miri. Mund ta marrësh me mend sa jam gëzuara kur më ka zgjedhur mua. Kur më kanë thirrur në fillim dhe më kanë thën a do të bësh pjesë e World Cup, kam thënë si nuk po dua. Por më thanë mos u gëzo shumë se është një konkurrim me shumë konkurrentë. Unë dhashë maksimumin e talentit, energjisë, krejt çfarë pata. Kam punuar për 12 oerë dhe e manifestoja, e besoja dhe ndodhi”.
Por, çfarë mendoi kur mori vesh që ishte ajo e përzgjedhura?
“Nuk mendova me ego, mendova me ndjenjën time më të mirë, më të thellë, që kam brenda, kur më realizohet një ëndërr e pakapshme”, përgjigjet Era.
Donald Veshaj e pyet më shumë për artistin me famë botërore, Will Smith.
“Will Smith ishte shumë i sjellshëm, jam ndjerë shumë e afërt. Me të gjithë njerëzit u soll shumë mirë, aspak arrogant, shumë ‘sweet’”, thotë ajo.
Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe njjë foto duke bërë shqiponjën, foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.
“Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ç’ka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment I bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, tha Era.
Era tregoi se arsyeja që del kaq rrallë në intervista, është sepse nuk i pëlqejnë shumë marrjet në pyetje.
Ajo tha se pavarësisht kësaj, i detyrohet fansave që ata të dijnë edhe për personalitetin e saj, jo vetëm për muzikën e saj.
“Nuk është diçka që më pëlqen shumë, me të thënë të drejtën. Por disi i detyrohem pak fansave edhe si flas, çfarë personaliteti kam, jo vetëm si këndoj, për të më njohur pak dhe për tu lidhur pak. Njerëzit komentojnë si flet si qesh.”, tha Era sonte në “Më lër të flas”.
Pasi tregoi për karrierën dhe suksesin në fushën e muzikës, Era u përgjigj me sinqeritet për jetën e saj romantike.
Era: E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single.
Romeo: Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?
Era: Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.
revista.one/