(VIDEO) Ndryshimi drastik/ Pamjet nga qelia, gjendja e Cllevios pas 1 muaji burg

(VIDEO) Ndryshimi drastik/ Pamjet nga qelia, gjendja e Cllevios pas 1 muaji burg

July 15, 2022 0

Bëri jo pak bujë sherri mes reperave Noizy dhe Cllevios apo siç njihet ndryshe si Kleviol Ahmeti.

Sherri u shoqërua me arrestimin e Cllevios, por jo për shkak të sherrit por pasi kishte thyer masën “arrest shtëpie”, duke shkuar pranë ambienteve të lokalit të Noizy-t ku më pas situata ka agravuar deri në përplasje fizike.

Tashmë pas disa javësh, një mik i tij ka publikuar një video në InstaStory nga seanca gjyqësore, ku mund të shihet Cllevio mbrapa xhamit dhe pamja e tij i ka habitur të gjithë. Reperi duket në formë mjaft ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Avokati i tij pati bërë apel se klienti i tij po mbahet në kushte të vështira.

Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi në fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur,”- tha Pjetra

Në lidhje me sherrin u tha se Cllevio kishte shkuar atje me qëllime të mira për t’i kërkuar ndjesë, por reperi dhe miqtë e tij e kanë goditur.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”.

revista.one/