Rrëfimi i Shqipes për festën: Jasmina më hodhi shampanjën kur më pa me Andin
May 28, 2021Andi dhe Jasmina janë dy konkurrentë e “Për’puthen”, që publiku i kërkon të jenë çift, pasi pa kiminë mes tyre, por ata dy vijojnë të jenë’ kokëfortë’.
Të dy konkurrentët, dolën nga emisioni si shokë, por pa fshehur pëlqimin e fortë për njëri-tjetrin.
Sot, në emision u diskutua në për festën që u organizua disa ditë më parë, në Golem, me të gjithë pjesëmarrësit dhe stafin.
Ish-konkurrentët rrëfejnë se Andi dhe Jasmina nuk folën gjatë gjithë festës, por nuk munguan ngacmimet mes tyre. Shqipja thotë se u bë dëshmitare e një skene xhelozie.
“Isha duke kërcyer me Andin, se Fatjoni nuk donte të vinte. Jasmina na pa dhe donte të lagte me shampanjë Andin. Por, nuk e di si, e hëngra unë, u bëra ujë. Ishte skenë e tmerrshme xhelozie”.
“Ata gjithmonë e ngacmojnë njëri-tjetrin. Jasmina nuk duroi dot më dhe veproi”, tregon Fatjoni. /TCH/