Rrëfimi mes lotësh i Kiara Titos: Kur i tregova Luizit për shtatzëninë

Rrëfimi mes lotësh i Kiara Titos: Kur i tregova Luizit për shtatzëninë

December 25, 2023 0

Kiara Tito këtë vit lirshëm mund të thuhet se ka qenë një personazh mjaft i komentuar në faqet rozë.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2 si dhe historisë me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.

Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën në BBVA, njohjen me artistin shkodran si dhe dasmën e tyre që u realizua në shtëpi.

“Ka qenë një emocion shumë i bukur ky moment. Kur e kujtoj tani dhe kur e shoh nuk më duket sikur kam qenë unë që e kam përjetuar atë moment. Po mendoja sikur ishim vetëm ne të dy, aty”, u shpreh ajo.

Prezantuesja shtoi: “As nuk e mendoja që kishim një Shqipëri të tërë që po na ndiqte, ishte bërë festë kombëtare. Sikur ishim ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër”.

Bukuroshja, e cila tani po pret një vajzë me Luizin, tha mes tjerash se e shijoi shumë – sikur të ishte e vërtetë.

“Unë e shijova, pavarësisht që ishte lojë, mu dukej një dasmë e vërtetë. Po dridhesha, ishte ftohë, kisha shumë emocione. E rishoh prapë në YouTube. Nuk besoj se do të harrohet si mbrëmje”.

Mes batutash, bashkëshortja e Luiz Ejllit, tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Bëra disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një besim aq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”.

Çfarë ka ndryshuar te Kiara gjatë kësaj periudhe? Ajo thotë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.

revista.one/