Sa janë paguar aktorët e serialit “H.O.T”? Producenti Ermal Mamaqi tregon publikisht me shifra

Sa janë paguar aktorët e serialit “H.O.T”? Producenti Ermal Mamaqi tregon publikisht me shifra

October 30, 2021 0

Ermali dhe aktorë të tjerë pjesë e filmit kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku dhe zbuluan më shumë detaje nga seriali.

Mamaqi vendosi të zbulonte edhe pagesën e aktorëve të njohur në këtë serial. Sa janë paguar?

Fillimisht, ai nuk donte që të zbulonte shifrën me të cilën janë paguar aktorët e njohur të serialit, por pas ngacmimit të Arjan Çanit dhe pasi mori në një farë mënyre edhe konfirmimin e kolegëve të tij, zgjodhi ta bënte publike:

“Kanë marrë më shumë se 7 mijë euro…”, u shpreh Ermali duke theksuar se pagesa nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë edhe për shkak të hapësirës që ka pasur secili në film”.

Mamaqi shtoi se më pak nga 7 mijë euro nuk është shpërblyer askush prej aktorëve të njohur të cilët janë protagonistë në serial.

Në serialin më të ri “H.O.T”, janë bërë pjesë emra të njohur aktorësh shqiptarë: Duke nisur që nga Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Jonida Vokshi, Anais Lika, Amos Zaharia, Irgen Çela e shumë të tjerë.

revista.one/