“Sabiani nuk më erdhi në dasmë, Donaldin…”, Ilir Shaqiri flet për të ftuarit në ceremoninë martesore
May 31, 2022Ilir Shaqiri dhe Sabiani krijuan një marrëdhënie shumë të ngushte brenda shtëpisë së Big Brother Vip.Me përfundimin e spektaklit, balerini dhe këngëtari u përfolën gjatë në rrjet për një krisje të miqësisë, gjë që nuk u pranua kurrë nga asnjëri prej tyre.
Iliri bëri një dasmë dhe Sabiani mungoi. Kaq u desh që përsëri zërat për ftohjen mes tyre të dëgjoheshin përsëri.
Sidoqoftë Iliri tregoi se Sabiani nuk ka qenë i pranishëm sepse kishte punë.
“Kishte mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë dhe nuk mund të vinin, që i mirëkuptoj. I falenderoj të gjithë ata që erdhën. Sabi e ka marrë ftesën i pari, së bashu me banorët e tjerë të shtëpisë. Ai ka pasur punë dhe e mirëkuptoj. Nëse dhe unë do të ftohem diku dhe kam punë, shpresoj të mirëkuptohem dhe unë. Kur të hahet fjala me një person, kjo ndodh edhe brenda shtëpisë edhe jashtë”, është shprehur Iliri për Wake Up në Top Channel, ndërsa ka shtuar se nuk e ka ftuar Donaldin.
Qindra familjarë dhe miq e bënë këtë ditë të paharrueshme për çiftin. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, krahas një videoje romantike, balerini shkruan se dhurata më e bukur që mori nga ata që pranuan ftesë, ishte pjesëmarrja e tyre.
“Ka momente në jetë ku dhurata më e bukur që mund të të bëhet është të jesh prezent. Do martohemi dhe 100 herë të tjera vetëm që t’ju kemi të gjithëve përsëri së bashku. Faleminderit nga zemra! Emanuela dhe Ilir”, shkruan fituesi i “Big Brother VIP”.
Shumë banorë të Big Brother Vip Albania që ndanë me Ilirin muaj të tërë morën pjesë në dasmë, ndërsa pyetja që i mundon të gjithë, ra në sy mungesa e “100 mijë euroshit të tij”, Sabianit. Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij. revista.one/