Kapi “mat” nusen me të dashurin, rrëfehet vjehrra: I bëra foto t’ia tregoja djalit, videot m’i kanë marrë nga telefoni

Kapi “mat” nusen me të dashurin, rrëfehet vjehrra: I bëra foto t’ia tregoja djalit, videot m’i kanë marrë nga telefoni

May 31, 2022 0

Pas dëshmive tronditëse të nuses së re në Librazhd, që u kap ‘mat’ me të dashurin e saj në dhomën e gjumit, vjen versioni i vjehrrës së saj. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti, vjehrra tha krejt të kundërtën.

Çfarë ka ndodhur me ju dhe nusen e djalit?
Për ça mi bëni këto pyetje!
Kemi disa video që janë shpërndarë në portale. Duhet të kuptojmë se pse është dhunuar kjo 20-vjeçare? 
Videot se di, mi kanë marrë nga telefoni. Kam kaluar pak vetë. Se prisja atë gjë. E kam dashur si gocën time dhe e mbaj prej 2 vite e gjysmë. Emigrant janë të gjithë. Ai vinte dy muaj dimri dhe ikte. Ai do e merrte në gusht nusen kur të kishte pushuar. i thash dy javë më parë që: “u hap dera lart, u ndje zhurmë”. Më tha “nuk di gjë fare”.

Atë natë që keni shkuar, ke qenë ti dhe bashkëshorti juaj dhe djali. Pse duhet të ndodhte ashtu? 

E kapëm se e di që e kishte një brenda. Dyshuam dhe e bëmë një foto që djali ta kishte aty. i pashë videot dhe ishte shumë e rëndë. Ato video mbrohen nga policia. Nuk të gënjej.

Si keni shkuar me nusen?
Shumë mirë kam qenë. E doja si gocën time. E doja dhe më shumë se skam goca. Kemi kaluar mirë.

Si e keni trajtuar nusen?
I kam ndenjur në këmbë dy vite e gjysmë nuses. Do ble kështu, do ble ashtu. Askush nuk ia ka prishur gjë. As unë as çuni. i thashë a ke gjë.

Ajo ka pretenduar se e keni shfrytëzuar?
Jo. i thoja hajde nga puna dhe shlodhu. Nuk e di ça bënte. Rrinte në telefon apo jo në shtëpi.