Sapo iku Sabiani, Krist Aliaj shpreh adhurim për një vajzë tjetër në Big Brother

Sapo iku Sabiani, Krist Aliaj shpreh adhurim për një vajzë tjetër në Big Brother

March 16, 2023 0

Krist Aliaj shpreh vlerësim të lartë për banoren tjetër të Big Brother, Jorin. Teksa ishte duke biseduar një natë me parë me banorin e ri të shtëpisë, Gertin, Kristi u shpreh se ka qejf ta shohë Jorin teksa flet mirëpo sipas tij, asaj i mungon dinamika në lojë. Kristi shton se modelja përcjell një naivitet pozitiv.

“Jorin ke qejf ka shohësh, ta dëgjosh vetëm se përcjell naivitet pozitiv, nuk po them se është budallaqe, nuk po them se nuk ka intutitë, por ka zgjedhur një gjë tjetër dhe mbizotëron kjo. Mua më pëlqen. Unë thashë, për mua ajo duhet të fitojë. Ajo mund të bëhet lojtar i fortë, po duhet të bëhet me dinake. Ajo duhet të mendojë pak më shumë për situatën”, deklaroi Krist Aliaj.

Para disa ditësh Kristi u shpreh kundër mbështetjes së fortë që ka marrë Luizi në publik.

“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”, tha Kristi.

Kujtojmë se dy ditë më parë, u largua nga shtëpia Sabiani, babi i i Kejsi Medinit, e cila është në lidhje me Kristin.

revista.one/