Sara dhe Atdheu i japin fund papritur lidhjes së tyre

Sara dhe Atdheu i japin fund papritur lidhjes së tyre

May 22, 2021 0

Sara dhe Atdheu nuk janë më bashkë. Ata që deri tani,mbushnin llogaritë e tyre me postime me njëri-tjetrin, kanë hequr papritur çdo foto së bashku.

Madje, ata as nuk e ndjekim më njëri tjetrin në Instagram.

Këto veprime na lënë të kuptojmë se ata i kanë dhënë fund tashmë me njëri-tjetrin.

Një javë më parë, dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina i befasuan të gjithë shqiptarët me vendimin e papritur për të dalë çift nga emisioni.

Në takimin e tyre 4 minutësh, Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë. revista.one/