Sara i ulet në prehër Gelianit dhe acaron një tjetër konkurrent të “Për’puthen”
April 21, 2021Marrëdhëniet e Gelianit dhe Sares janë rregulluar dhe tashmë, ata shfaqen më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin. Në aplikacionin “Perputhen” janë publikuar disa skena të ngrohta mes tyre, ku bisedojnë e përqafohen me njëri-tjetrin, madje Sara ulet në prehërin e Gelianit.
Por, nga këto skena është acaruar keq Shkëlqimi, i cili gjithashtu ka dalë në takim me Sarën dhe kanë pasur afrimitet.
Përveçse i flet dyshes, ai dëgjohet të flasë edhe me djemtë e tjerë të emisionit duke treguar se është i zhgënjyer nga veprimet e Sarës. Madje, gjatë puntatës ai i kërkoi Sarës të tregonte më shumë respekt për të, ose ta mbyllte fare muhabetin e tyre.
U duk se Sara dhe Geliani s’do të bëheshin më kurrë bashkë pas takimit të tyre të sikletshëm disa javë më parë.
Gjatë gjithë bisedës, Geliani u duk shumë i ftohtë përballë Sarës dhe i tha që nuk kishte pëlqim ndaj saj. Ky takim mbaroi përfundoi shumë shpejt pasi Sara pa një shenjë në qafën e Gelianit, dhe për këtë arsye u largua nga takimi.
“S’do të dalë në takim, të mos dali. Po mos të më bëjë mua skena. Po të ishte e thithur, nuk do e nxirrja qafën kështu, e fshihja. Ka ardhur me qëllime të qarta, me mua nuk ecën. Me djemtë e tjerë të bëjë çfarë të dojë”, tha Geliani pasi Sara u largua”