Së shpejti një bashkëpunim i Luiz Ejllit me Bardhin e Big Brother  

Së shpejti një bashkëpunim i Luiz Ejllit me Bardhin e Big Brother  

February 27, 2024 0

Duket se është realizuar një këngë ndërmjet artistëve të famshëm shqiptarë: Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahut, Bardhit që ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP.

Këngëtarët e njohur kanë bashkuar forcat për një projekt të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti. Kjo konfirmohet edhe nga faqja e Bardhit në Instagram

Ata me sa duket kanë punuar për këtë projekt më parë, por që mbase do të lansohet këtë periudhë. Pavarësisht se i takojnë zhanreve të ndryshme, ky bashkëpunim besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Këngëtarët shquhen për projektet që kanë sjell ndër vite, të cilat po ashtu janë shndërruar gjithnjë në hite.

revista.one/