“Security duke nxjerrë jashtë ‘kriminelin’”, Erlindi publikon videon e prapaskenës

“Security duke nxjerrë jashtë ‘kriminelin’”, Erlindi publikon videon e prapaskenës

March 27, 2021 0

Erlind Kapllani, ish-konkurrent i “Për’Puthen” ka bërë publike një video nga prapaskena, ku tregon sesi janë nxjerrë nga studioja bashkë me Kristianin.

“Security duke nxjerrë jashtë “kriminelin”. Vetëm sepse donim lirinë e fjalës.

Ps: Video e bërë të enjten”, ka shkruan Erlindi krahas videos.

Për këtë ngjarje, dy ditë më parë, Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja. Në fakt para nisjes së puntatës, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.

Para pak ditësh, Erlindi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një debati të fortë me Arjan Konomin. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë.

/revista.one/