“Sekreti” i Ronela Hajatit në mesin e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”

“Sekreti” i Ronela Hajatit në mesin e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”

February 5, 2022 0

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë “Sekreti” po dëgjohet e po pëlqehet jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj në faqen e Eruvision 2022.

Në një postim që ka bërë së fundmi Ronela, ka treguar se performanca e saj është në mesin e tri videove më të dëgjuara të Eurovisionit

“Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të Eurovision në YouTube. Urime!” shkruhet në foton e postuar në InstaStory.

Ndërsa në një postim tjetër në Instagram, Ronela ka treguar se ndihet e lumtur që është në mesin e artistëve të mëdhenj.

Ndërkohë, pak ditë më parë Ronela ka udhëtuar drejt Londrës për të realizuar versionin përfundimtarë të këngës.

Eurovision 2022 pritet të mbahet nga 10 deri më 14 maj, ndërsa është konfirmuar se Shqipëria do të perfomojë e para në natë e parë gjysmëfinale. revista.one/