“Seksi nuk e zëvendëson palestrën”, këshilla e Zhaklinës …
March 6, 2021Blogerja Zhaklina Lakatari ka folur për stërvitjen, ku tha se pandemia e futi në një lloj depresioni, pasi nuk mund të shkonte dot në palestër.
Ajo nuk la pa përmendur marrëdhënien seksuale, që sipas saj nuk mund të futet tek ushtrimi fizik, por shërben për të çliruar hormonet, duke shtuar se muskujt e barkut nuk mund të bëhen duke bërë seks.
“Seksi hyn te ushtrimi fizik se vë në funksion të gjitha muskujt, po jo i dedikuar për të bërë muskujt. Se nuk bëhen muskujt e barkut duke bërë seks, do ushtrime. Nuk e them unë, po e thotë shkenca që seksi ka të bëjë me sasinë e harxhuar të hormoneve. Për shembull testosteroni ka arritur kulmin dhe lipido duhet çliruar. Edhe mua më shkon mendja për seks, por kur stërvitesha më shumë koha ime shkonte aty dhe hormonet çliroheshin aty”, tha Zhaklina Lakatari në emisionin “Nuk është karantinë”.