Skandal seksual në Qendrën e Refugjatëve në Vorë, ish-punonjësja denoncon policët

Skandal seksual në Qendrën e Refugjatëve në Vorë, ish-punonjësja denoncon policët

March 6, 2021 0

Vediha Buçaj, ish-punonjëse e pezulluar prej 6 muajsh për shpërdorim detyre, ka bërë një denoncim për Fax News në lidhje me qendrën për Refugjatët e huaj në Vorë.

Ajo akuzon një punonjës të shërbimit të sigurisë së ka ngacmuar seksualisht 3 refugjate: një franceze, një filipineze dhe një iraniane ndërsa pohon se janë vënë në dijeni autoritetet shtetërore dhe diplomatike.

“B. A. ka ngacmuar seksualisht një shtetase franceze, këtë ma ka thënë vetë vajza franceze. Ajo nuk jeton më aty e nxorën nga kampi shumë shpejtë për t’iu ruajtur problemeve që mund t’iu nxirrte. Vajza njoftoi Ambasadën Franceze dhe njoftoi shefin dhe drejtorin dhe ata thanë vetë që ne e mbyllëm për mos të prishur familje. Edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm erdhi dhe na mori në pyetje, por më vonë morëm vesh që çështja u mbyll. B.A, punonjës i policisë ka dhe kunatën aty të punësuar, D. T, e cila prej 5 vjetësh nuk ka ardhur në punë dhe ka marrë dhe rrogën. Këtë e faktojnë të gjithë, erdhi dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe kjo zonja e ka burrin biznesmen dhe kanë paguar, kanë mbajtur me para drejtorin, shefin e sigurisë Roland Xhelilin. Vajza quhej Kamela, shtetase franceze, 26-vjeçe. ‘Më erdhi në dhomë’ më tha dhe ‘u afrua të më puthte dhe të më prekte nga gjoksi, por e kam shtyrë’. Ajo ishte e friksuar dhe trembej gjithmonë kur i shkoje në dhomë se mendonte se mos i shkonin prapë. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e saj. Jetonte me një iraniane, dhe tjetra ankohej për të njëjtën gjë. Iraniania dhe një filipinase Roza e kishte emrin më thoshte që ‘Beqiri no good’, por ne bëm lidhjen pasi u ankua francezja që për çfarë kishte ndodhur. Më ka thënë ju keni qënë në burg për 8 muaj dhe 8 muaj pa seks, por ajo tha e shtyva. Shteti ka qenë i paguar gjithë kohës nga Donika Topalli, që merr pagë prej 5 vitesh. Unë nuk e kam problem për të punuar, por atje nuk do të kisha dëshirë të kthehesha”, u shpreh Vediha Buçaj.

Pas denoncimit, u kontaktua oficeri i akuzuar për ngacmim seksual, B. A. i cili mohoi akuzat, duke thënë se shtetasja franceze ishte problematike dhe konsumuese e substancave narkotike.

“Jo mor shokë, janë të gjitha mashtrime, sepse janë parë janë studiuar, janë hetuar dhe kanë dalë të gjitha mashtrim sepse ajo ishte një person i paqëndrueshëm, ishte përdoruese dhe ishte drogaxhie, ishte pijanece shtetësja franceze. Ka kryer një shërbim SHKB, merruni me SHKB për të tjerat”, u shpreh B. A.

Ndërkohë Buçaj e konsideron të padrejtë pezullimin e saj nga detyra, ndërsa akuzon se u planifikua përmes arratisjes së një refugjati nga qendra. Ajo denoncon shefin e sigurisë se ka vjedhur disa herë paratë e refugjatëve, ndërsa për rastin e shkarkimit të saj, thotë se ndikoi edhe thyerja e bravës së zyrës së një përgjegjëseje.