Sekuestrohet e pasuria e Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, i shkarkoi vetingu, Apeli e lë në fuqi

Sekuestrohet e pasuria e Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, i shkarkoi vetingu, Apeli e lë në fuqi

May 28, 2021 0

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestron e pasurive të ish-gjyqtarëve  të shkarkuar nga vettingu, Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi.

Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ndërkohë që Shkëlqim Selimit, ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i është sekuestruar 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi: Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi: 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar ambasadorja amrikane Yuri Kim e cila thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi. Lajm të mirë e cilësoi edhe ambasadori Soreca, sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqatreve, duke shtuar se Reforma vazhdon.

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë burimin e pasurive të tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.’- reagoi ambasadorja amerikane Kim.

Lajm të mirë e cilësoi edhe ambasadori Soreca, sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqatreve, duke shtuar se Reforma vazhdon. revista.one/