Selin Bollati kritikon Brikena Selmanin: Nëse aspiron të bëhesh moderatore…
July 30, 2026Selin Bollati, ka reaguar ndaj intervistës që Brikena Selmani zhvilloi me Greta Kazazin në emisionin “Top Arena”. Ajo shprehu hapur pakënaqësinë e saj për pyetjet dhe mënyrën se si u drejtua intervista.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, balerina u ndal te momenti kur Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin ende të flisnin për të edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show.
Sipas Selinit, është e rëndësishme që një person t’a vlerësojë veten, por pa rënë në bindjen se gjithçka sillet rreth tij.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, u shpreh ajo.
“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse ajo zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, tha ajo.
Selin theksoi gjithashtu se nuk sheh asnjë arsye pse emri i saj duhet të vazhdojë të përmendet në bisedat e njerëzve me të cilët raporti i saj ka përfunduar.
“Nuk ka vend për të folur nëpër tavolina për një person me të cilin kam pasur marrëdhënie për aq sa ka zgjatur”, u shpreh ajo.
Në fund, kritikat e saj u drejtuan edhe ndaj mënyrës së moderimit të Brikena Selmanit, për të cilën tha se mund ta kishte shfrytëzuar më mirë mundësinë që i ishte dhënë në ekran.
“Mendoj që mund ta kishte shfrytëzuar më mirë moderimin. Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, deklaroi Selin.
Ajo zbuloi se edhe vetë ndjek vazhdimisht emisione dhe moderatorë të njohur për t’u përgatitur për atë që synon të bëjë në të ardhmen, duke shtuar se kishte disa elemente në moderimin e Brikenës që nuk i kishin pëlqyer.
“Unë i përcjell të gjitha emisionet për atë që dua të bëj në të ardhmen, por nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra”, përfundoi balerina.
revista.one/

