Selin dhe Miri shmangin njëri-tjetrin: Prapaskena nga festa e BBV5

Selin dhe Miri shmangin njëri-tjetrin: Prapaskena nga festa e BBV5

April 21, 2026 0

After-party” e “Big Brother Vip” i mblodhi sërish bashkë të gjithë yjet e sezonit të 5 të reality show-t më të madh në vend. E mes festimeve, ata u ndalën të flisnin dhe për mikrofonin e Top Channel.

Finalisti Miri ka ndarë emocionet dhe përjetimet e tij pas 120 ditëve izolim në shtëpi. qai foli për eksperiencën që e cilësoi si të jashtëzakonshme, sfidat gjatë rrugëtimit dhe përballjen me komentet e shumta në rrjetet sociale, si pozitive ashtu edhe negative.

Miri: Big Brotheri ishte shume i bukur, shumë i mirë, unë jam kënaqur shumë me thënë të drejtën, po shikoj çfarë është bërë jashtë, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ai muaji i parë ishte fantastik, pastaj kishte një tronditje të fortë, ndërsa fundi ishte shumë i qetë dhe unë mendova se nëse duhet fituar ky Big, duhet shijuar dhe duhet të jemi më të qetë, duhet të tregojmë qytetari, mirësi, duhet të tregoj zemrën e madhe, ashtu siç jam unë në të vërtetë. Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje. Kishte një fluks shumë të madh komentesh, pozitive kuptohet, por edhe negative, sepse ne dimë që shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet, të mirën dhe të keqen dhe aty tregohet se sa ti ke bërë për atë show, se sa ke bërë për veten tënde dhe çfarë kemi transmetuar kur kemi qenë brenda në shtëpi.

Nga ana tjetër, fituesja Selin ka treguar se ende nuk e ka marrë veten nga e gjithë kjo përvojë, por është gati për të festuar një sukses që e ka ëndërruar prej kohësh.

Selin Bollati: Ndihem shumë mirë, se kam marrë akoma veten, por jam ok, jam gati për një party të çmendur mes ‘miqsh’, por jam ok. Sa i përket miqve, Shndrit Lumi. Me Shndritin jemi takuar shumë pak, por jemi takuar dhe është një nga miqtë e mi më të mirë. P ara pak orësh kam ndarë një status për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, ishte edhe një fjalim mirënjohës për rrugëtimin tim, për të gjithë ata njerëz që më mbështetën dhe ishte edhe një moment që mora për publikun.

Sa i përket Shëndritit, ai ka ndarë emocionet e tij për eksperiencën brenda shtëpisë dhe marrëdhënien e krijuar me Selin.

Shëndrit Lumi: E kam shijuar pafund dhe sot duket një mbrëmje shumë e bukur, që po e shijojmë, sepse këtu ka dhe më pak presion. Po e diskutonim edhe me Selin se si debatet dhe diskutimet harrohen brenda një minuti kur del nga ajo shtëpi, kështu që i kam marrë këtij rrugëtimi të gjitha të mirat, momentet gazmore, humorin, batutat dhe shoqërinë e mirë. Gjithçka ka ndodhur aty brenda u shpërblyen ndaj Selinit dhe jam shumë i lumtur për të, uroj që t’ja marri më të mirat kësaj eksperience, e ka merituar është një vajzë fantastike, shoqëria që fituam atje është thesari më i madh që kemi fituar aty, me Gimbon, me Gretën, me Mateon, dhe Brikenën. I them publikut se grupi pozitiv ekziston, jemi shumë të lidhur bashkë dhe do vazhdojmë të jemi krah njëri-tjetrit.

Realisht familja Bollati është një familje e mrekullueshme, unë kam shumë respekt për zonjën Jasmin, dhe e kam parë të arsyeshme të më falenderojnë, më kanë quajtur si familjarin e tyre, duke më thënë edhe që derën e shtëpisë tonë në Tiranë e ke të hapur. Unë jam shumë mirënjohës për një vajzë si Selin, që është një mike e mirë, një vajzë shumë inteligjente dhe e edukuar dhe shpresoj që në të ardhmen do na lidhin edhe punë të tjera së bashku.

Me durim dhe qetësi po pres edhe për projektet e reja, sigurisht unë i përkas medias, ekranit, akoma nuk di për diçka konkrete, sepse është shumë shpejt të flas, sepse kam pak kohë që kam dalë nga BBVIP, po shijoj momentet e daljes, e di që nuk do ndalem me kaq dhe shpresoj të dal para publikut shumë shpejt.

Çifti i shumëpërfolur Mateo dhe Brikena kanë folur për eksperiencën e tyre në këtë format televiziv të jashtëzakonshëm dhe projektet e tyre. Kjo ishte dalja e parë zyrtare e çiftit, që edhe pse njiheshin jashtë, finalizuan dashurinë e tyre brenda shtëpisë së BBV.

Mateo: Kjo është festa e Top Channel, jo festa jonë, por jemi të gëzuar që të festojmë me gjithë produksionin që na ka dhënë mundësinë për t’u bërë pjesë.

Brikena: Jam shumë mirënjohëse për rrugëtimin që kam bërë dhe mezi kam pritur që të bëhej kjo festë për t’u bashkuar. Për të lënë debatet dhe gjërat që kemi pasur, për t’u kënaqur dhe festuar.

Mateo: Çfarë të bëjmë, varet çfarë punësh kemi. Kontaktet e para ishin me fansat që në studio. Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar me familjen, kam pasur probleme me telefonin, kam parë rreth 5% të videove dhe gjërave që fliteshin në rrjet. Jam jashtë më se i lumtur për çdo fjalë të mirë dhe mbështetje të publikut, është kënaqësi më vete dhe mendoj se është fitorja ime më e madhe pas Brikenës.

Brikena: Partneri/ja e duhur duhet të jetë fansi më i madh.

Mateo: Kam pasur besim plot te motra ime dhe më ka bërë më se krenar për mbështetjen, angazhimin dhe suportin.

Brikena: Projektet e reja nuk i zbulojmë, sepse ndryshe nuk realizohen, do i mbajmë sekret. Ka shumë gjëra të reja që besoj se do priten shumë mirë.

Mateo: Coming soon.

revista.one/