Semi kthehet tek Bojken, fotografohen bashkë duke…

Semi kthehet tek Bojken, fotografohen bashkë duke…

June 23, 2021 0

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj po bashkëpunojnë së bashku për një projekt. Ka qenë një mikeshë e tyre e cila ka postuar një InstaStory një foto, që tregon Bojkenin në një studio muzikore me Semin.
Por nuk përjashtohet as mundësia që ato mund të jenë rikthyer bashkë si çift. 

Ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë Semi më herët në “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me këngën “Jetike”.

Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.

Bojken Lako është treguar gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private, por gjithsesi para disa kohësh pranoi publikisht se ndjenja për Semin e ka ndryshuar atë.

revista.one/