Serena Sula zbulon takimin e dytë me Ilir Shaqirin dhe flet për jetën private: Do iki në Dubai, një sheik më ka…

Serena Sula zbulon takimin e dytë me Ilir Shaqirin dhe flet për jetën private: Do iki në Dubai, një sheik më ka…

June 20, 2022 0

Serena Sula ishte në qendër të vëmendjes pak ditë më parë pasi deklaroi se Ilir Shaqiri e ka ngacmuar. Së fundmi ajo i është rikthyer përsëri kësaj situate.

E ftuar në një intervistë në “Shqipëria Live”, Serena tha se pas takimit në prapaskenë me Ilir Shaqirin, ata kanë shkëmbyer numrat e kontaktit madje janë takuar përsëri.

“E vërtetë është e gjitha çfarë kam thënë, vetëm diçka që nuk e kam prekur te të tjerat që është… Përpos që ngeli duke më parë, më mori kontaktet e të gjitha, më ka thënë edhe një shprehje që ky është njeri… Ishte hera e parë që u takuam, por kur një person të shikon edhe i shëndërrisin sytë domethënë që… nuk kam më çfarë të them më. Unë isha te make-upi edhe kur erdhi ky ka qenë mëngjes, edhe sa erdhi isha tek pasqyra. Edhe tha: Ua shyqyr na hapi sytë, një femër e bukur. Unë i thashë si je, dhe tha: Po ku je, si nuk u fute ti në Big Brother të kishim parë një femër të hajrit, një femër seksi. Se aty na mbytën… (qesh). Më pas më tha je një femër seksi edhe mora kontaktet e të gjitha. Ne jemi takuar edhe më vonë. Çfarë s’ka ndodhur në takimin e dytë.”- tha ajo.

Ndër të tjera, kur u pyet për jetën private ajo tha se e ka hedhur pas krahëve historinë me ish-konkurrentin e Për’puthen. Ajo zbuloi se së fundmi ka një pëlqim për një sheuk nga Dubai, i cili i shkruan shpesh.

“Faktikisht po e them për herë të parë, më ka shkruar një sheik. Është nga Dubai, është edhe person publik. Më kishte ndjekur edhe në TiktTok, bashkë më familjen dhe më ka çmendur. Më ka thënë që do më presë biletën. Do ta pranoj si mos ta pranoj. Mendova që të vijë ai këtu, ai është fiksuar me mua. Do e prezantoj edhe me familjen. Më pëlqen shumë, është edhe tipi im, njeri i rrjeteve sociale.”– tha Serena.

Serena Sula është një nga personazhet më të komentuar në rrjet për mënyrën spontane të të shprehurit, apo edhe ekspozimin e formave të saj në Instagram. Asaj i pëlqen të quhet “mbretëresha e twerk-ut”.

revista.one/