“Sex and the City”, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, foto nga xhirimet: ‘Përsëri së bashku’

“Sex and the City”, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, foto nga xhirimet: ‘Përsëri së bashku’

August 10, 2021 0

Sarah Jessica Parker do të kthehet në rolin e gazetares nga New Yorku, Carrie Bradshaw, në vazhdimin e ri të serialit “Sex and the City”.

Ndërkaq, në episodet e reja gjithashtu do të shfaqet edhe Chris Noth (i njohur si Big), ndërsa çifti i famshëm nga seriali ndau fotografitë e para të përbashkëta nga xhirimet.

Edhe pse fillimisht ishte raportuar se Noth nuk do të ishte pjesë e xhirimeve të sezonit të titulluar “And Just Like That”, aktori i famshëm megjithatë ndryshoi mendje dhe pranoi ofertën e HBO Max.

“Ata të dy. Vë bast se do të dalin sonte vonë”, shkroi Jessica Parker shkurt, duke ndarë një fotografi me Noth.

Nga ana tjetër, aktori gjithashtu ndau një fotografi nga xhirimet në Instagramin e tij me një përshkrim të shkurtër: “Përsëri së bashku!”.

Sipas thashethemeve të fundit, një nga personazhet kryesore do të vdesë në dhjetë episodet e reja. Edhe pse ende nuk dihet se kush është, fansat e serisë besojnë se është personazhi i Samantha, sepse aktorja Kim Cattrall ka refuzuar të marrë pjesë në xhirimet e dhjetë episodeve të reja të serialit.

revista.one/