“Sfida e rezistencës”, Nita dhe Dea dorëzohen pas 15 orëve, paratë e fituara i dhurojnë
February 4, 2023“Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania.
Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banor. Në momentin që butoni shtypej, ai bëhej i kuq dhe kur lëshohej kthehej në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thoshte se ata që e lëshonin skualifikoheshin nga loja.
Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.
Dy banoret që rezistuan më shumë ishin këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Dea Mishel.
At qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe pas gjithë kësaj kohe ato vendosën që të bëjnë një pakt me njëra-tjetrën.
Amos i ndihmoi që të numëronin deri një 10-të dhe njëra nga to detyrohej që të lëshonte butonin e para.
Ishte Dea ajo që hoqi dorën e para dhe disa sekonda më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Nita.
Megjithatë, Nita dhe Dea ranë dakord që parat e fituara nga sfida t’i dërgonin për shoqatën e fëmijëve me autizëm në Kosovë.
revista.one/