“Shapkat Balenciaga” të Kim Kardashian bëjnë xhiron e rrjetit, kapin vlerën marramendëse
April 2, 2022Miliarderja Kim Kardashian së bashku me fëmijët e saj dhe ish-bashkëshortin, Kanye West janë fotografuar në Los Angelos duke parë ndeshjen e djalit të saj, Saint.
Dyshja u panë të buzëqeshur teksa brohorisnin emrin e Saint në lojën e tij të futbollit.
Kjo foto e ëmbël e portretit familjar vjen pas disa muajsh ndarje, ku secili prej tyre po jeton romancë dashurie me partnerë të tjerë.
Ajo ç’ka fansave ju ka bërë përshtypje ishte zgjedhja e këpucëve të Kardashian e cila i kishte veshur gjatë rastit.
Ylli i “KUWTK” zgjodhi një palë shapka ‘Balenciaga’ që kapnin shifrën e 450 dollarëve.
Sandalet në fjalë përmban një dizanj shumë të çuditshëm të ndarë në mesin e gishtërinjëve. Ato janë të prodhuara në Itali dhe përbëhen nga materiali i gomës.
Po të bëjmë një krahasim me firmën “Yeezy” të ish-partnerit të saj, ata duken shumë larg nga koleksioni i shapkave të prodhuara nga ai. revista.one/