Shembja e kalçetos në Sarandë, ja kush është i riu që humbi jetën gjatë stuhisë së papritur
July 4, 2022I riu në foto është 22-vjeçari Armando Kazma i cili humbi jetën këtë mbrëmje në Sarandë pasi struktura mbrojtëse e kalçetos u shemb duke e zënë poshtë.
Fillimisht i riu u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por nuk i mbijetoi plagëve të marra ndërsa kanë nisur hetimet.
Sipas raportimeve struktura metalike e kalçetos u shemb si pasojë e erës së fortë dhe motit të keq që përfshiu qytetin bregdetar këtë mbrëmje.
LIdhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Armando ka qenë aktivist i PD-së dhe i njohur i deputetes.
“Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurre kete status, dhimbje pafund. Nje nga djemte me te mire te Sarandes, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.
Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme. Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22-vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.
O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.
I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren. Do te mbaj mend te qeshur gjithmone”, shkroi deputetja në llogarinë e saj në Facebook.
Edhe dega e Partisë Demokratike Sarandë shkroi në llgarinë e saj: “
I paharruar Armando Kazma! I shprehim ngushellimet tona familjes, te afermve dhe miqve te tij”.
revista.one/