“Më vjen mirë, gëzohem!” Beatrix Ramosaj bën deklaratën e papritur për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

“Më vjen mirë, gëzohem!” Beatrix Ramosaj bën deklaratën e papritur për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

July 4, 2022 0

Beatrix Ramosaj nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Gjatë pjesmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Uqin disa javë më parë ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit ‘Ora Verore’ dhe intervista është publikuar ditën e sotme. Mes të tjerash këngëtarja është pyetur edhe se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt?”– pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtars pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldit, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas daljes nga programi. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.