Sherr mbi tapetin e kuq, kampioni i boksit Mc Gregor i hedh verën reperit Machine Gun Kelli (VIDEO)

Sherr mbi tapetin e kuq, kampioni i boksit Mc Gregor i hedh verën reperit Machine Gun Kelli (VIDEO)

September 13, 2021 0

Ndërkohë që të gjithë ishin të fokusuar në paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të MTV VMAs 2021, nuk ishte kështu, edhe për Conor McGregor.

Ylli i UFC-së kur po kalonte para fansave, kishte vërejtur se aty është edhe reperi Machine Gun Kelly.

Irlandezi nuk ngurroi t’i kërkonte një foto të dashurit të Megan Fox, e që aty nisi sherri mes tyre.

Machine Gun Kelly e refuzoi ‘The Notorious’ që të dilnin së bashku në foto dhe ky i fundit hodhi verë në drejtim të tij.

U desh që të ndërhynte sigurimi që të mos përshkallëzohej situata më tej, me dyshen që më pas u shpëndanë në drejtime të kundërta.

McGregor pas incidentit nuk dëshiroi të zbulonte se i kërkoi reperit një foto, por TMZ raporton se ishte një gjë e tillë. 

revista.one/