(VIDEO) Sherr në ditëlindjen e saj, Efi hedh në tokë lulet që i dhuroi Mevlani  

(VIDEO) Sherr në ditëlindjen e saj, Efi hedh në tokë lulet që i dhuroi Mevlani  

March 14, 2022 0

Puntata e sotme e “Për’puthen” e ka pritur Efin me dhurata dhe urime, pasi konkurrentja feston ditëlindjen.

Mikela kishte përgatitur një buqetë të madhe me lule dhe u shpreh me fat që në program ka njohur një mike si Efi.

“Jam shumë e lumtur që të kam njohur”, i kishte shkruar ajo në busullë, ndërsa tha se përveç dashurisë, për të cilën ka hyrë në “Për’puthen”, ka gjetur dhe një shoqe shumë të mirë.

Në regji hyri rastësisht moderatori Edi Manushi, që në mikrofon e uroi për ditëlindjen, ndërsa Bora Zemani tha se moderatori ka ftuar shumë vajza në emisionin e tij, duke nënkuptuar se një ftesë e tillë mund të vijë dhe për Efin.

Ndërsa Samiu, djali me të cilin konkurrentja po vazhdon njohjen, hyri në studio me një arush gjigant të kuq, si dhuratë për të.

Efi i ka pritur të gjitha këto surpriza me një buzëqeshje shumë të madhe, përveç dhuratës së Mevlanit të cilën ajo e la në krahët e Arjanit.

Mevlani i sjell konkurrentes lule i penduar dhe i kërkon falje për sjelljen ofenduese që mund të ketë pasur kundrejt saj, por Efi nuk mund t’i pranonte dot.

Efi: Unë e falenderoj Mevlanin shumë, por unë mendoj që një njeri që të jep ndjesinë e mërzitjes nuk mund ta rregullojë pastaj duke u munduar të japi një ndjesi lumturie. Meqë ka shkruajtur më fal me të mëdhaja, thjesht nuk e fal. revista.one/