“Shihemi të hënën”/ Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

“Shihemi të hënën”/ Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”

December 3, 2022 0

Bora Zemani ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore e “Për’puthen”.

Gjatë mbylljes së spektaklit  “Dancing With The Stars”, prezantuesja i njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të shihen së bashku ditën e hënë.

 “Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Kujtojmë se në rrjet po përflitjej se Isli Islami do të prezantonte emisionin por ai i hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja. 

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”,tha ai për “Goca dhe Gra”.

Ndërkohë, Ori Nebijaj përfundoi rrugëtimin e saj si drejtuese e programit të dashurisië pasi tashmë ajo ka pranuar mandatin deputetes.

revista.one/