Shkëputet ashensori, lëndohen pacientja dhe infermieri

Shkëputet ashensori, lëndohen pacientja dhe infermieri

May 16, 2022 0

Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një ashensor.

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.
Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.
Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor, njoftoi drejtoria spitalit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se barrelisti K. D., dhe pacientja V. C., kanë mbetur të bllokuar në katin -1.

Kësisoj është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Mësohet se pacientja dhe barrelisti kanë marrë plagë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga policia e shtetit bëhet me dije se në komisariat është shoqeruar edhe tekniku i ashensorit i cili ka marrë përsipër montimin dhe garancinë lidhur me funksionimin e tij.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

revista.one/