Shoferi me Ferrari gjobitet për shpejtësi të lartë

Shoferi me Ferrari gjobitet për shpejtësi të lartë

August 4, 2021 0

Një shofer me Ferrari u ndalua nga policia se po ecte me shpejtesi ne autostrade. Sipas fletes se gjobes, mjeti po levizte me 147 km në orë.

Policia Rrugore vijon aksionet me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 54 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.    

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë 48 orëve të fundit ka goditur dy raste të  “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin A. O., 37 vjeç, i cili drejtonte mjetin mbi normat e shpejtësisë së lejuar. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, 37-vjeçari A. O. i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedha me vlerë 50 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Po gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “5 Maji”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar shtetasin F. B., i cili po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. B., 62 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1000 lekë, me qëllim shmangien e testimit për alkoolin.   revista.one/