Shoferja merr përpara shtyllën elektrike, aksidenti në Lezhë-Shkodër

Shoferja merr përpara shtyllën elektrike, aksidenti në Lezhë-Shkodër

September 22, 2021 0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16.00 në aksin Lezhë-Shkodër.

Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me shtyllën elektrike.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe të qarkut Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

revista.one/