“Shoku im më i mirë”, kështu e konsideron Gimbon Selin Bollati 

“Shoku im më i mirë”, kështu e konsideron Gimbon Selin Bollati 

August 4, 2026 0

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me DJ Gimbon përmes InstaStory, duke shprehur edhe një herë afërsinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në fotografitë e publikuara, dyshja shfaqen së bashku, derisa Selin ka zgjedhur një dedikim të veçantë. “Aman, ti je shoku im më i mirë!” ka shkruar ajo krahas postimit duke treguar raportin e afërt që kanë krijuar.

Edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre.

Postimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien dhe afërsinë e dyshes jashtë shtëpisë së famshme.

Ata nisën romancën brenda formatit, por që jashtë është bërë edhe më e fortë. Kjo dëshmon se lidhjet brenda nuk krijohen vetëm për lojë.

revista.one/