Shpallet fituesja e Grande Fratello VIP, produksioni fshin videot e Heidi Bacit

Shpallet fituesja e Grande Fratello VIP, produksioni fshin videot e Heidi Bacit

March 26, 2024 0

Perla Vatiero është shpallur fituese e këtij edicioni të Grande Fratello në Itali pas 196 ditësh. Fitorja e saj ishte mjaft e papritur për të gjithë, pasi emri i saj nuk ishte i lakuar si fituese.

Në garë për ëndrrën e fitores ishin Beatrice Luzzi, Rosy Chin, Massimiliano Varrese, Simona Tagli, Perla Vatiero dhe Letizia Petris, fituese e televotimit kundër Greta Rossettit dhe Sergio D’Ottavi, protagonistë të televotimit.

Pra ky reality show u mbyll me një finale të dominuar nga vajzat ku në vend të dytë u rendit Beatrice, ndërsa Letizia zuri vendin e tretë.

Massimiliano Varrese, një personazh shumë i komentuar edhe në Shqipëri për raportin me Heidi Bacin, u rendit i katërti. Në natën magjike të finales nuk munguan surprizat dhe  emocionet për  banorët, si dhe spektatorët. “Vëllai i Madh” risolli disa video me momentet e tyre brenda qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Ajo që ra në sy ishte fakti se produksioni nuk e kishte përfshirë Heidin në asnjë klip të të gjithë rrugëtimit të konkurrentëve.

Në asnjë moment ajo nuk u shfaq në atë video, ndonëse ikja e saj nga shtëpia bëri bujë në mediat rozë.

Mesa duket vendimi i produksionit që momentet e Heidit në “Big Brother Italia” mos të shfaqeshin në këtë video erdhi si rrjedhojë e pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”.

revista.one/