Shpërthen gripi i shpendëve në Greqi, Shqipëria ndalon importin e pulave të gjalla dhe mishin e tyre

Shpërthen gripi i shpendëve në Greqi, Shqipëria ndalon importin e pulave të gjalla dhe mishin e tyre

June 5, 2021 0

Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga Greqia me qëllim parandalimin e gripit te shpendëve. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka firmosur një urdhër para dy ditëve që përcakton masat.

Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe të Shpendëve, Shqipëria ka vendosur embargo për shumicën e rajoneve të Greqisë Veriore.

Urdhri me nr.238 datë 4 qershor 2021, mban titullin “Për disa masa mbrojtëse ndaj influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Greqisë”.

Ministrja përcakton ato zona të Greqisë ku ka plasur gripi i shpendëve.  “Urdhëroj ndalimin e importit dhe tranzitimin për në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga territori i shtetit të Greqisë për ndarjen administrative Maqedoni dhe Trakë, specifikisht për rajonet Imathia, Thessaloniki,Pella, Kilkis, Pierri, Seres, Chalkidiki, Thasos, Kavala, Drama, Xhanthi, Rohdope dhe Evros, ndarja administrative Epir dhe Maqedonia Perëndimore, specifikisht rajonet Thesprotia, Ioannina, Arta, Preveza, Florina, Grevena, Kastori, dhe Kozan për:

  1. Shpendët shtëpiakë të gjallë dhe të egër
  2.  Zogjtë 24-orësh
  3. Shpendët dekorativë
  4. Materiali biologjik i shpendëve
  5. Vezët e shpendëve
  6. Mishi i shpendëve
  7. Nënproduktet e shpendëve”

Urdhri nënvizon që certifikata veterinare duhet të përcaktojë origjinën e ngarkesës së ardhur. Marrë me shkurtime nga Qendra Alert

 revista.one/