Shpërthim i fuqishëm në Ksamil, plagoset punonjësi i karburantit

Shpërthim i fuqishëm në Ksamil, plagoset punonjësi i karburantit

July 30, 2021 0

Një person ka mbetur i plagosur teksa zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësit që kanë ndërhyrë menjëherë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:26, në Ksamil në një pikë karburanti.

Sipas policisë dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç, i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

revista.one/