Shqiptari me kokë të prerë në Spanjë, mafia inskenon aksidentin
March 19, 2021Një aksident i frikshëm i ka marrë jetën një 24 vjeçari shqiptar dhe shokut të tij rumun në Spanjë.
Ngjarja ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës dhe në aksident u përfshinë 2 makina, ndërkohë që i plagosur ka mbetur një 33 vjeçar tjetër shqiptar.
Të dy viktimat u gjetën në mes të rrugës të zhveshur, ndërkohë që njërit prej tyre i është prerë koka, ndaj autoritetet po hetojnë nëse kjo ngjarje ka të bëjë me krimin e organizuar.
Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, ndërkohë që pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes së dy të rinjve.
/revista.one/