Si e ndryshoi pandemia Eurovizionin, Anxhela Peristeri tregon detajet
April 11, 2021Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun, ku ka folur për Eurovisionin.
Peristeri bëri të ditur se për performancën do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste. Ajo shtoi se me të ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit.
Per shkak te pandemise, do të jetë vetëm një audiencë e kufizuar që do të lejohet të marrë pjesë në Eurovision. Festivali evropian kete vit zhvillohet në Roterdam të Holandës.
Anxhela ka theksuar gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovisionit. Sipas saj dhe grupit organizativ do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.
“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.
Teksa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me coronavirus, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet”.
Artistja Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenë në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.
Kenga “Karma” do te jete ne versionin shqip duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla, ka njoftuar Anxhela. /revista.one/