‘Si një sirenë barbi’, revista Vogue shkruan për Dua Lipën: U ‘arratis’ për pushime në Shqipëri

‘Si një sirenë barbi’, revista Vogue shkruan për Dua Lipën: U ‘arratis’ për pushime në Shqipëri

August 6, 2023 0

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka sjellë shpeshherë në vëmendjen e mediave dhe revistave më me zë botërore, Shqipërinë, si një destinacion turistik perfekt për verën.

Edhe së fundmi, gjatë pushimeve të saj në jug të vendit, ajo ka rrëmbyer vëmendjen, me pamjet mahnitëse që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Revista “Vogue”, ka publikuar një artikull enkas për artisten shqiptare, ku shkruan se ajo duket si një sirenë barbie në arratisjen e saj në Shqipëri.

Në artikull vihet në dukje pamja e këngëtares dhe veshjet e saj, të cilat siç thuhet në artikull, do ta bënin atë një “barbi krenare”.

“Vogue” gjithashtu këshillon lexuesit, që në pushimet e tyre të frymëzohen nga veshjet e artistes.

revista.one/