“Si pesë vjet më parë”/ Erioni dhe Rrushja dalin bashkë pas përplasjes me Mikelën në Për’puthen

“Si pesë vjet më parë”/ Erioni dhe Rrushja dalin bashkë pas përplasjes me Mikelën në Për’puthen

February 4, 2022 0

Takimi që zhvilluan kësaj radhe, dy ish-konkurrentëve të Për’puthen Rrushes dhe Erionit, u kujtoi të dyve të shkuarën. Rrushja i tha “më ke kthyer 5 vite pas. Ti mban mend çdo gjë timen”.

Nuk munguan as ngacmimet për Mikelën, me të cilën Erioni ka zhvilluar disa takime. Rrushja e pyeti nëse pëlqen më shumë byrekun që po konsumonin në restorant apo atë që Mikela i gatoi në shtëpi dhe Erioni u përgjigj se ky që po hanin bashkë është më i mirë.

U përmend gjithashtu dhe shpulla e Mikelës, e kjo e fundit e provokoi Erionin nëse do donte që ajo ta puthte, por Erioni nuk u përgjigj.

Kur Rrushja u bë pjesë e “Për’puthen”, tregoi se njërin nga djemtë, Erioni e njihte më parë, pasi kishte pasur disa flirte me të.

Ajo tha se çdo gjë u mbyll pa u konkretizuar dhe se mes tyre ka pasur vetëm flirtime. Megjithatë, gjatë kohës që të dy konkurrentët kanë qenë pjesë e programit, kimia mes tyre dukej qartazi.

revista.one/