“Siena jonë është këtu!” moderatorja Ilda Bejleri publikon foton e parë të vajzës, fansat të paduruar të dinë kush është babai

“Siena jonë është këtu!” moderatorja Ilda Bejleri publikon foton e parë të vajzës, fansat të paduruar të dinë kush është babai

August 8, 2022 0

Ilda Bejleri ka publikuar foton e parë të vajzës së saj. Moderatorja ka konfirmuar lajmet se është bërë nënë për herë të parë duke ndarë një foto të së voglës teksa ndodhej në spital.

“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”- shkroi ajo teksa ndjekësit kanë vërshuar në komente.

Ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.

Por kush është babai i vajzës?

Përtej thashethemeve, Alfapress.al, raporton se historia e Ilda Bejlerit është sa “e madhe” aq edhe “skandaloze”.

Pas një lidhje relativisht të gjatë dhe të trazuar, ajo ka lindur fëmijën e një biznesmeni oligark të madh shqiptarë që posedon edhe medie.

“Çifti deri më tani ja ka arritur të mbajë të fshehtë lidhjen për opinionin publik duke bllokuar daljen e lajmin, por duket se kjo nuk do të vazhdojë gjatë pas divorcit të dhunshëm të biznesmenit të madh me bashkëshorten e parë, me të cilën ka edhe 3 fëmijë”, raporton Alfapress.

revista.one/