Silvi tha se kanë pasur një flirt, Sara: Do ndiqet penalisht! Ka abuzuar me…

Silvi tha se kanë pasur një flirt, Sara: Do ndiqet penalisht! Ka abuzuar me…

March 6, 2024 0

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, Sara Gjordeni ka folur në “Shqipëria Live”, pasi ka parë deklaratat që janë bërë për të. 

Një nga këto deklarata është edhe e konkurrentit Silvi Forte, i cili para hyrjes në shtëpi, tha se ka pasur një flirt me Sarën dhe se do dalin fotot.

Sara e ka mohuar të ketë pasur një flirt me Silvin dhe deklaroi se do të ndiqet penalisht për ato që ka thënë, deklarata të cilat sipas saj janë të pavërteta.

“Kam parë në rrjet që flitet për 5 emra që nuk i kam takuar kurrë, si Noizy apo Capital T, ndërsa për Silvin, e kam takuar vetëm njëherë 15 minuta. Deklarata ime është që Silvi do të ndiqet penalisht për të gjitha deklaratat që ka bërë. Silvi ka abuzuar me deklaratat që ka bërë”, tha Sara.

Ish-konkurrentja u përjashtua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në banjo, pas një debati mes tyre.

Arkimed Lushaj, Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e Sarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, para përjashtimit të saj mbrëmjen e djeshme.

Ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

Sara Gjordeni, e ftuar në “Shqipëria Live”, ka reaguar për këtë deklaratë, të cilën e quan të turpshme, pasi tregon se e ka mbështetur në rrugëtimin e tij në Big Brother dhe për hir të miqësisë së përbashkët nuk duhet të kishte reaguar.

Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Ish-konkurrentja u eliminua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në banjo, pas një debati që përfundoi me ofendime të rënda.

revista.one/