Sindi me Julin janë pajtuar, Konomi hap “arkivat” e kërcënimeve

Sindi me Julin janë pajtuar, Konomi hap “arkivat” e kërcënimeve

May 13, 2021 0

Opinionisti Arjan Konomi kërkon të rindezë sherrin mes Julit dhe Sindit. Ditën e sotme gjatë emisionit opinionisti Arjan Konomi zbuloi se Sindi paska kërcënuar asokohe Julin, por këto nuk janë transmetuar.

Gjatë një debati në studio Sindi po shprehej se Antonela ka ofenduar Atdheun nga mbiemri dhe në këtë momenti ndërhyri Arjani. Ai tha se akuzat dhe kërcënimet që ajo i ka bërë Julit ishin akoma më të rënda.

Sindi kishte thënë se babai i saj do hakmerrej ndaj Julit dhe madje ishte shprehur “Babi i tha burgut hapu!”. Gjithashtu ai tregoi se ajo ishte shprehur se edhe kushëriri i saj që ndodhej jashtë do vinte në Shqipëri pas debatit me Julin. Sindi e pranoi këtë gjë, por shtoi se zënkat mes saj dhe Julit ishin fëminore.

Për më tepër pas këtij sherri, Sindi mungoi disa ditë në studio dhe pasi u rikthye i kërkoi falje Julit. Ajo u shpreh se do të harronte çdo gjë që kishte ndodhur me Julin dhe të dy të unisin një kapitull të ri si dy miq. Gjithashtu Sindi i dhuroi një përqafim të ngrohtë Julit, për t’i dhënë fund “armiqësisë” së tyre.

revista.one/