“Sipas meje fajin e ka shoferi”, çfarë thotë një nga dëshmitarët e parë në aksident

“Sipas meje fajin e ka shoferi”, çfarë thotë një nga dëshmitarët e parë në aksident

November 23, 2021 0

“Një pamje e papërshkrueshme”. Vasko Pirgov, nga administrata rajonale e Pernikut, është një nga të parët që ka mbërritur në vendin e aksidentit tragjik me 46 viktima në autostradën e Strumës. 

Para tij ishin vetëm policia dhe zjarrfikësit.

“Unë mendoj se është faji i shoferit. Një gomë e përparme djathtas ka goditur një tabelë që është hedhur 45 metra. Ka derdhje karburanti”, ka shpjeguar Pirgov.

Sipas tij, autobusi duke dalë në autostradën e Strumës, është ndalur në një pikë karburanti. Rezulton se autobusi ndaloi për një tualet atje.

“Ne përjashtojmë që shoferi të jetë në gjumë. Nga pika e karburantit në vend është rreth 20 minuta. Mendoj se ai ngatërroi rrugën, ktheu timonin fort, futi gomën e përparme në tabelë dhe ja ku ndodhi tragjedia. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Ata që ishin mbrapa thyen xhamin e pasëm dhe u larguan”, shpjegoi Pirgov.

revista.one/