“S’jam kukulla jote!” Klaudia heq dorë nga Buçi, i kërkon falje Vdedatit

“S’jam kukulla jote!” Klaudia heq dorë nga Buçi, i kërkon falje Vdedatit

April 17, 2024 0

Klaudia ka kërkuar një përballje me Endin në “Për’Puthen” për t’i treguar publikisht se ajo ka hequr dorë nga ai dhe se nuk e lejon më që ai të luajë me të.

Klaudia e zhgënjyer nga sjellja e Endit gjatë puntatave shprehet se “nuk është kukulla e tij dhe nuk do e presë më”. Një arsye që ka ndikuar tek krisja e marrdhënies së tyre është fakti që Endi mund të ndjejë për Enrikën, pavarësisht se mes dyshes kanë shumë konflikte dhe debatate.

Klaudia: Unë nuk jam lodra jote që të ulem në karrige dhe të të pres. Unë karrigen time e mbajta. Atë që doja të fitoja e fitova, ty të kam shumë xhan si person, kam kaluar shumë bukur me ty, por sjellja jote duhet korrigjuar.

Në fund të përballjes me Endin, Klaudia është ngritur në këmbë dhe ka pranuar se mes atyre të ulur në karrige mund të ketë shumë djem të mirë dhe se ka bërë gabim me zgjedhjet e saj. Madje ajo i ka kërkuar falje Vedatit që në takimin e parë që kanë patur bashkë, e ka bërë të ndihet keq. Me një buzëqeshje të lehtë të fytyrë, Vedati pranon faljen e Klaudias.

Klaudia: Një gjë të fundit për Nedën, ka thënë një fjalë të bukur që unë nuk e kam vlerësuar dhe kam dalë kundër. Ka vërtet djem aty brenda që nuk u jepet mundësia dhe ne mund të gabojmë shumë herë. Vedat më fal që të kam bërë të ndihesh keq për takimin tonë të parë. Ndërsa për ty Buçi nuk kam asnjë gjë tjetër, mëso t’i vlerësosh njerëzit kur i ke dhe jo kur ikin. Rri vetëm aty tani.

revista.one/